Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nëna me tru të vdekur prej 3 muajsh sjell në jetë foshnjën e saj

NULL NULL
28.08.2019 10:00

Një foshnje ka lindur nga një grua me tru të vdekur, e cila u mbajt në jetë me aparatura për gati tre muaj për të lejuar shtatzëninë e saj të ecë përpara.

Gruaja u mbajt në jetë në Spitalin Universitar Brno në Republikën Çeke, deri kur fëmija 34 javësh erdhi në jetë me lindje cezariane.

Spitali nuk jep detaje mbi shëndetin e foshnjës, por televizioni publik çek tha se vajza tani është me babanë e saj, ndërsa nëna tashmë ësshtë shpallur e vdekur pasi iu hoqën pajisjet, shkruan Top Channel.

Nëna 27-vjeçare u shpall e vdekur në tru në fillim të qershorit pasi pësoi një hemorragji të trurit teksa ishte shtatzënë.

Ky nuk është rasti i parë i këtij lloji, pasi ish-atletja ndërkombëtare Catarina Sequeira lindi djalin e saj Salvador kur ajo ishte shpallur  me tru të vdekur për tre muaj pasi pësoi një sulm akut të astmës në shtëpi.

lajme të ngjashme