Nëna e Shpat Kasapit ngushëllohet nga të pranishmit në Pallatin e Kulturës në Tetovë NULL NULL 30.11.2025 11:38 30.11.2025 11:38 Miq, familjarë dhe bashkëpunëtorë janë mbledhur në Pallatin e Kulturës në Tetovë për t’i dhënë lamtumirën e fundit këngëtarit Shpat Kasapi. Në ceremoninë mortore, që ka filluar paraditen e sotme, shihet e pranishme edhe nëna e artistit, e cila po përqafohet dhe ngushëllohet nga të afërmit dhe të njohurit, raporton Klankosova.tv. Në homazhe po marrin pjesë edhe shumë figura publike. Varrimi i Shpat Kasapit do të bëhet sot, nga ora 14:00, në varrezat e qytetit në Tetovë. Nis ceremonia mortore për Shpat Kasapin në Pallatin e Kulturës në Tetovë (PAMJE)