Nëna e Rita Orës fton kosovarët që të vaksinohen (VIDEO) NULL NULL 21.09.2021 15:35 21.09.2021 15:35 Doktoresha psikiatre dhe avokuese për shëndet mendor në Londër, Vera Ora, u ka bërë apel qytetarëve në Kosovë që të marrin kurën antiCOVID-19. Sipas saj vaksina është treguar efikase në luftimin e koronavirusit. “COVID-19 mbetet si një sëmundje mjaft aktive dhe ende shumë e rrezikshme në mesin tonë. Unë jam vaksinuar sepse vaksina ka plotësuar të gjitha standardet për cilësinë efikasitetin dhe sigurinë.” tha ajo në një video inçizimi të postuar nga Ministria e Shëndetësisë. Tutje ajo këshilloi vaksinimin që të mbetemi me një jetë të shëndoshë. Vera Ora është nëna e Rita Orës, këngëtares shqiptare me famë botërore.