Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nëna e njërit prej pengjeve të Hamasit i kërkon Netanyahut të bjerë dakord për një marrëveshje armëpushimi

NULL NULL
23.08.2025 22:17

Nëna e njërit prej pengjeve të mbajtura nga Hamasi i ka bërë thirrje Benyamin Netanyahut të bjerë dakord për një marrëveshje armëpushimi me faza dhe lirimi të pengjeve.

Hamasi tashmë e ka pranuar propozimin më herët këtë javë, dhe Einav Zangauker, nëna e pengut Matan, tha se Netanyahu mund të “fillojë negociatat për kthimin e pjesës tjetër të pengjeve në këmbim të përfundimit të luftës” nëse ai e nënshkruan marrëveshjen.

“Nëse fillon pushtimi i Gazës, nuk do të ketë një marrëveshje”, tha ajo, siç raporton “Times of Israel”.

Zangauker gjithashtu akuzoi Netanyahun për “vendosjen e pengesave, para një marrëveshjeje, dhe fajësimin e Hamasit” ndërsa përparon me planet për të kapur qendrën më të madhe urbane të Rripit, shkruan Skynew, transmeton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme