Nëna e Michelle Obamës, Marian Robinson, vdes në moshën 86-vjeçare NULL NULL 01.06.2024 12:06 01.06.2024 12:06 Marian Robinson, nëna e ish-zonjës së parë të SHBA-së, Michelle Obama, ka vdekur në moshën 86-vjeçare. Në një deklaratë të lëshuar nga familja e saj u bë e ditur se Robinson kishte vdekur “në mënyrë paqësore” të premten në mëngjes, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv Në një postim në X, zonja Obama e quajti nënën e saj “shkëmb, gjithmonë aty për çdo gjë që më duhej”. “Ajo ishte i mbështetësja më e madhe për të gjithë familjen tonë dhe ne jemi të thyer me zemër të ndajmë që ajo ndërroi jetë sot”, ka shkruar ajo.