Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Në vend të tiketës së dënimit polici i bleu ulësen për fëmijë

NULL NULL
28.04.2016 09:13

Një baba u surpizua shumë në fillim të këtij muaji kur një polic e ndaloi atë për ta dënuar.

La Vonte Dell ishte duke vozitur së bashku me vajzën e saj tre vjeçare, Lauren në Miçigan, kur polici Joshua Scaglione e ndaloi atë sepse kishte dritaret e errëta, transmeton Klan Kosova.

Gjatë incidentit, Scaglione e vuri re që fëmija nuk ishte ulur në ulësen për fëmijë që është adekuate për vetura.

Dell i kishte shpjeguar policit se nuk kishte mundësi që t’ia blinte. E polici në vend që të ia shkruate një tiketë për ta dënuar, ia bleu atij karriken e duhur për tre vjeçaren.

Polici i ka thënë ABC News, se kishte ndier që kjo ishte gjëja e duhur që duhej të bënte.

“E dimë që tiketa e dënimit nuk të ndihmon gjithmonë. Unë vet kam qenë në një situatë sikurse ky djal”.

“E kuptova menjëherë se më mirë është që t’i ndihmojë në mënyrë që të ngrisja vetëdijen mbi sigurinë në veturë në vend se që ta dënojë e ta fusë në një telash edhe më të madh”.

polici3

polici2

polici

lajme të ngjashme