Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Në Shqipëri miratohet modeli i fletëvotimeve për emigrantët

NULL NULL
14.02.2025 17:38
Foto nga Euronews.al
Foto nga Euronews.al

Komisioni Rregullator në KQZ në Shqipëri, gjatë ditës së sotme miratoi detajet e fletës së votimit që do tu dërgohen votuesve shqiptarë në diasporë.

Sipas euroneës.al, fleta e votimit për emigrantët do të ketë në pjesën e pasme të saj dy shirita vertikalë në një nuancë të përafërt me të kaltrën, që do ta dallojë atë nga fleta e votimit për votuesit brenda vendit.

Deri më tani, në faqen zyrtare të KQZ-së janë regjistruar mbi 131 mijë persona, ndërsa afati përfundimtar për regjistrimin si votues është data 4 mars.

lajme të ngjashme