Në Prizren, një grua gjendet pa shenja jete NULL NULL 14.11.2025 08:42 14.11.2025 08:42 Fotografi ilustruese për Policinë e Kosovës. Policia e Kosovës ka njoftuar se mëngjesin e djeshëm, një grua është gjetur pa shenja jete në një shtëpi në Prizren. Në raportin 24-orësh thuhet se vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor që ka dalë në vend të ngjarjes. “Prizren / 13.11.2025-08:00. Viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në një shtëpi. Njësitë policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në njoftim. Ndërkaq, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”. /Klankosova.tv