Në Prizren fillojnë vizitat sistematike mjekësore në shkolla NULL NULL 24.04.2023 11:23 24.04.2023 11:23 vizita Në Komunën e Prizrenit nga sot ka filluar vizitat sistematike mjekësore në shkolla. Në njoftimin e lëshuar nga kjo komunë, thuhet se në shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Emin Duraku” derisa zhvilloheshin vizitat mori pjesë edhe kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj. “Është detyrë e jona që t’i ruajmë fëmijët dhe të kujdesemi për brezat e rinj, pasi, shëndetësia dhe mirëqenia e qytetarëve është prioritet i qeverisjes sonë”, tha Totaj. Tutje, u bë e ditur se ekipet e mjekëve, mësimdhënësit e nxënësit dhe ndoqën nga afër këtë proces./Klankosova.tv