Në Prishtinë janë 3000 qen endacakë, shumica në jug (VIDEO) NULL NULL nga Valdrin Ibishi 25.02.2023 18:59 nga Valdrin Ibishi 25.02.2023 18:59 Në sheshe e lagje të kryeqytetit, qentë endacakë janë prezentë gjithë kohën. Ndonëse i kanë parë qytetarë e komunarë, ende kush deri këtë vit nuk ka bërë numërimin e tyre. Atë tani e bëri Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve, raporton “Ju Flet Prishtina”. Dhe sipas tyre, në gjithë territorin e komunës së Prishtinës, janë 2926 qen endacakë. Ndërsa, vetëm 12% e qytetarëve prishtinas mbajnë qen në shtëpitë e tyre. Por këta persona ua hedhin në rrugë këlyshët, çka është një fakt shqetësues për Fondacionin. Në gjithë këtë raport u gjet se 91% e qenve të identifikuar në rrugë gëzojnë mirëqenie të duhur. Por me këtë shifër nuk po pajtohen Komuna e Prishtinës. Sipas Bajram Gecajt, këshilltar i kryetarit Përparim Rama, në kryeqytet ka më shumë qen endacakë, kjo duke u nisur nga trajtimi që ky institucion iu bënë këtyre kafshëve. “Në vitin 2022 i kemi trajtuar 2000 qen endacakë, dhe i kemi ende 6 lote, 6 veterinerë që janë duke u marrë me qen endacakë. Deri tash kemi kontrata për trajtimin e 5000 qenve endacakë. Trajtimi i tyre do të bëhet edhe këtë vit, i pjesës së mbetur”, tha Gecaj. Bajram Gecaj i tha emisionit “Ju flet Prishtina” se Komuna vazhdimisht po merret me trajtimin e këtyre kafshëve, dhe një zgjidhje e mirë është ndërtimi i strehimores për këto kafshë, e cila shumë shpejt do të bëhet funksionale, sapo të përfundojë krijimi i infrastrukturës së duhur. /Klankosova.tv Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.