Në prag të festës së Bajramit, përmallohet Selvija: Më plasi zemra nga mungesa jote, Shpat! NULL NULL 19.03.2026 07:16 19.03.2026 07:16 Shpat Kasapi dhe gruaja Pak ditë para festës së Fitër Bajramit, Selvija, bashkëshortja e të ndjerit Shpat Kasapi, ka prekur zemrat e gjithsecilit me një postim tejet të dhimbshëm. Janë bërë disa muaj që kur Shpati ka ikur nga kjo botë, dhe Selvija ka deklaruar se nuk e di se si do ta presë këtë festë pa praninë e burrit të saj, transmeton Klankosova.tv. “M’plasi kjo zemër nga mungesa jote o jetë, sa të vetëm na ke lënë bashkë me Roelin e nuk e di se si do të vijë festa e Bajramit pa praninë tënde”, ka shkruar ajo. Kujtojmë se artisti vdiq në Itali pas një arresti kardiak. Atje, ai kishte shkuar bashkë me Selvijen dhe djalin, për shërimin e vogëlushit.