Në parlament nesër diskutohet për arrestimet e aktivistëve të Vetëvendosjes NULL NULL 21.12.2016 16:50 21.12.2016 16:50 Kuvendi i Kosovës gjatë seancës së nesërme parlamentare do të diskutojë lidhur me arrestimet e aktivistëve të Vetëvendosjes. Siç bëhet e ditur në një njoftim për media, kërkesën për debat parlamentar e ka bërë shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, e cila u mbështet nga 9 deputetë tjerë,transmeton Klan Kosova. Ky është rendi i ditës i seancës së sotme: 1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës, 2. Koha për pyetje parlamentare, 3. Miratimi i procesverbalit nga seancat e mëparshme, 4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.05/L-125 për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017. 5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-130 për Shërbime, 6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-100 për ndihmën shtetërore, 7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-116 për ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-101 për fondet pensionale të Kosovës, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin nr. 04/L-115 dhe Ligjin nr. 04/L-168, 8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-090 për sponsorizime dhe donacione në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit, 9. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.03/L-163 për Minierat dhe Mineralet, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-158, 10. Debat parlamentar sipas kërkesës së deputetit Glauk Konjufca, i mbështetur edhe nga 9 (nëntë) deputetë tjerë lidhur me arrestimet e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje.