Në Leposaviq dje u arrestua bashkëpunëtori i Vulinit, dyshohet për vjedhje të identitetit NULL NULL 30.05.2024 09:09 30.05.2024 09:09 Aleksandar Vulin. Foto: Arkiv Gjatë ditës së djeshme në Leposaviq u arrestua një person për vjedhje të identitetit. Është bastisur edhe shtëpia e tij në Mitrovicën e Veriut, ku janë edhe disa materiale që e dëshmojnë veprën. Lajmi u konfirmua për Klankosova.tv nga zëvendësdrejtori i policisë për veriun, Veton Elshani. “Ky person ka dy identitete, një për dokumente serbe, dhe tjetri për dokumente të Kosovës”, tha Elshani. Ai theksoi se i dyshuari është ndaluar për 48 orë. “Jemi duke e hetuar rastin. Te shohim se çka do të ndodhë më pas”, shtoi ai. Klankosova.tv merr vesh se personi në fjalë i arrestuar dyshohet se është bashkëpunëtor i funksionarit të lartë të Serbisë, Aleksandar Vulin. Vulin është në listën e të sanksionuarve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Klankosova.tv lidhur me rastin ka raportuar edhe gjatë ditës së djeshme/ Klankosova.tv