Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Në Izbicë mbahet “Vrapimi i Marsit”, mbi 200 pjesëmarrës (VIDEO)

NULL NULL
22.03.2026 09:14

Në Izbicë të Skenderajt ka nisur aktiviteti përkujtimor dhe sportiv “Vrapimi i Marsit – Izbica 147”, në nderim të dëshmorëve dhe të rënëve për liri.

Në këtë aktivitet marrin pjesë mbi 200 vrapues, përfshirë edhe vrapues të njohur ndërkombëtarë.

Gara zhvillohet në dy distanca, 21 kilometra dhe 10 kilometra.

Po ashtu, në kuadër të këtij organizimi mbahet edhe një vrapim i veçantë për fëmijë.

Ndërkaq, para fillimit të garës, bëhen homazhe te varrezat./Klankosova.tv

lajme të ngjashme