Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Në Gjilan sot luhet ndeshja e mbetur në mes të Dritës dhe Malishevës

NULL NULL
18.09.2024 10:50
Në Gjilan sot luhet ndeshja e mbetur në mes të Dritës dhe Malishevës

Sot pritet të luhet ndeshja e mbetur e javës së parë të Superligës së Kosovës në futboll.

Përballë njëra – tjetrës do të jenë Drita dhe Malisheva.

Loja do të zhvillohet në Gjilan me fillim nga ora 15:00.

Pas pesë xhirosh, Malisheva ka grumbulluar 10 pikë, me një ndeshje më pak, kurse Drita vetëm tri pikë tri ndeshje më pak.

Trajneri i ekipit nga Gjilani, Zekirja Ramadani, u shpreh se skuadra e drejtuar nga Bekim Isufi, ka potencial të madh.

“FC Malisheva nuk është befasi, ka potencial brenda grupit. Neser na pret ndeshja FC DRITA – FC Malisheva, ndeshje e xhiros së parë e mbetur pa u zhvilluar për shkak të angazhimeve tona në Evropë”, u shpreh ai.

lajme të ngjashme