Në Dobërçan të Gjilanit, një person u gjet i vdekur në veturën e tij NULL NULL 16.02.2025 08:48 16.02.2025 08:48 Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se një person është gjetur pa shenja jete në veturën e tij. Rasti ka ndodhur pasditën e së shtunës në fshaitn Dobërçan të Gjilanit. Nuk dihen më shumë informacione lidhur me rastin, transmeton Klankosova.tv Teksa bëhet e ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. “Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për autopsi”, thuhet në raport transmeton Klankosova.tv Autoritetet e sigurisë tashmë i kanë nisur hetimet. Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”./Klankosova.tv