Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Në Ditën e Muzikës, Franca i dhuron Kosovës instrumente (VIDEO)

NULL NULL
nga Qendresa Bellagoshi 21.06.2021 21:12

Dita e muzikës është shënuar me një koncert në shkollën “Prenk Jakova” në Prishtinë.

Për nder të kësaj date që mbeti  nga 1981-ta si iniciativë e një ministri të kulturës në Francë, ambasadorja  franceze në Kosovë, Marie-Christine Butel, solli disa instrumente.

Ato u mirëpritën nga nxënësit, të cilët thanë të kenë pasur shumë nevojë për to, aq sa edhe për një objekt të ri të cilin e kërkuan.

Por më shumë sfida se këta  ka një nxënëse e verbër, e cila për Klan Kosova , deklaroi se përballet me telashet e konvertimit të notave muzikore në alfabetin e të verbërve, megjithatë bënë thirrje se kushdo që e do muzikën, të mos dorëzohet prej saj.

 

lajme të ngjashme