Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Në Carrallukë të Malishevës arrestohen tre persona për përdorim të armëve pa leje

NULL NULL
03.01.2024 19:40

Policia i ka arrestuar sot tre persona si të dyshuar për veprën penale “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”, pasi kishte siguruar video incizime të postuara në rrjete sociale në të cilat të dyshuarit ishin parë duke përdorur armë.

Të arrestuarit janë nga fshati Carrallukë e Malishevës ku pas kontrollit të vendbanimit të dy prej tyre janë gjetur dhe konfiskuar: dy armë zjarri të gjata, tri  armë zjarri të shkurtra (pistoleta) dhe 128 fishekë.

“Të dyshuarit pas përfundimit të intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit janë liruar në procedurë të rregullt, ndaj tyre është iniciuar rast ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ dhe ‘përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm'”, thuhet në njoftimin e policisë./Klankosova.tv

lajme të ngjashme