Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Në Artmotion vjen e shtuna e pasur sportive

NULL NULL
nga Ulpiana Emra 05.02.2021 13:43

Sporti në Artmotion të shtunën sjell transmetime fantastike të NBA, Bundesligës, ABA Ligës dhe derbin e Superligës së Henbollit kosovar, Besa Famgas – Prishtina ndërsa për adhuruesit e video lojërave Artmotion ka përgatitur një ëmbëlsirë të vërtet, ligën e kampionëve të Counter Strike Global Ofensive: Blast Premiere 2021.

E shtuna e pasur sportive në Artmotion do të fillojë me NBA dhe super duelin Boston-LA Clippers që fillon nga ora 04:00 e mëngjesit dhe transmetohet në ART Sport 1. 

Nga ora 15:30 kemi dy transmetime të ndeshjeve të Bundesligës, në Art Sport 1 do të shikojmë duelin ndërmjet të Freiburgut dhe Dortmundit ndërsa në Art Sport 2 mund ta ndiqni ndeshjen Schalke – Leipzig.

Me fillim nga ora 16:30 starton dita e tretë dhe finale e garave të Grupit 1 të edicionit pranveror të Blast Premier 2021. Ky transmetim direkt i garave të CS:GO është një ëmbëlsirë e veçantë për “fansat” e video lojës Counter Strike, ku do të mësojnë kampionin e garës së parë treditore. Ky transmetim do të transmetohet në kanalin nr21, GURMANIA.

Nga ora 17:00 në ART Sport 3 sjellim superderbin e hendbollit kosovar i cili zhvillohet në Karagaq: Besa Famgas kundër Prishtinës. 

Nga ora 19:00 fillon maratona e transmetimeve të basketbollit me ndeshjen e ABA Ligës të cilën do ta shikojmë direkt në Art Sport 2: Partizani- Igokea. Menjëherë pas saj, me fillim nga ora 21:00 po ashtu në Art Sport 2 do të mund ta ndiqni derbin e xhiros 18 të ABA Ligës: Buduqnosti – Cedevita Olimpia. 

Krejt në fund, të shtunën e pasur sportive në Artmotion do ta përmbyllim ashtu si e filluam, me NBA. Direkt nga Golden 1 Center të Sacramentos Artmotion ju sjell duelin ndërmjet Denver Nuggets dhe Sacramento Kings i cili fillon nga ora 23 dhe do të transmetohet në ART Sport 1.

 

E SHTUNË, 06.02.2021

04:00 NBA Boston – LA Clippers ART SPORT 1  

15:30 Bundesliga Freiburg – Dortmund ART SPORT 1  

15:30 Bundesliga Schalke – Leipzig ART SPORT 2

17:00 Superliga e Kosovës henddboll Besa Famgas – Prishtina ART SPORT 3

18:30 Bundesliga M’gladbach – Koln ART SPORT 1 

19:00 ABA Liga Partizani – Igokea ART SPORT 2

21:00 ABA Liga Buduqnosti – C. Olimpija ART SPORT 2

23:00 Basketboll: NBA enver – Sacramento ART SPORT 1

16:30 CS:GO Blast: Premier 2021 Grup 1 – Dita 2  GURMANIA 

lajme të ngjashme