Në “1 Tetori” po vazhdon numërimi i votave për deputetë, sistemi i KQZ-së aspak stabil NULL NULL 11.02.2025 23:31 11.02.2025 23:31 Në Qendrën Komunale të Numërimit në Prishtinë, përkatësisht në sallën “1 Tetori”, po zhvillohet procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë. Gazetarja e Klan Kosovës, Vesa Hoda tha se ky proces po vëzhgohet nga vëzhguesit e të gjitha subjekteve politike, por edhe nën vëzhgimin e kamerave, ku janë 10 vende të numërimit. Ajo tha se numërimi ka filluar tre orë me vonë pas problemeve me sistemin që ka rënë disa herë, ashtu siç ndodhi edhe pak minutave. :Sa ishim ne këtu duke pritur, sistemi ra edhe një herë dhe gjatë kësaj kohe. Por, aktualisht sistemi është në rregull dhe po vazhdon numërimi. Procesi i numërimit po bëhet edhe në Obiliq, Lipjan dhe në Partesh”, tha Hoda, njofton Klankosova.tv. Gjatë ditës është regjistruar edhe një incident ku dy vëzhgues, një nga VV-ja dhe tjetri nga LDK-ja kanë pasur një përplasje mes vete, ku kanë ndërhyrë edhe policia. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 03/07/2025