“Ndodhi në kohën e tashme” pjesë e Venecia 2017 NULL NULL 08.05.2017 17:20 08.05.2017 17:20 Ministria e Kulturës do të prezantojë Shqipërinë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Artit, edicioni i 57-të në Venecia 2017, me projektin e titulluar ”Ndodhi në kohën e tashme”, propozuar nga Leonard Qylafi (Artist) dhe Vanessa Joan Müller (Kuratore). ”Ndodhi në kohën e tashme” prezantohet nga një artist që ka aftësinë të risjellë historinë e së shkuarës me një këndvështrim, kërkim dhe praktikë kontemporane, njofton Klan Kosova. Qylafi prezantohet me piktura dhe dokumente personale që sjell një kontrast midis historive individuale dhe kujtesës kolektive, në një trajtim sa politik, aq edhe poetik. Duke e krijuar lidhjen e tij me kohën, Qylafi prodhon një ngjashmëri dhe analogji të fortë dhe të re, e cila ngre shumë pyetje, duke e bërë edhe më emocionuese potencialin e dinamikës së narrativave të paraqitura, njofton Klan Kosova.