Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ndjekje si në filma në Vlorë, vetura me drejtues 14-vjeçarin përplas disa automjete – lëndohen dy policë

NULL NULL
01.04.2026 09:29

Një ngjarje e pazakontë dhe e rrezikshme ka ndodhur në qytetin e Vlorës në Shqipëri, ku një i mitur rreth 14 vjeç ka qenë në drejtimin e një automjeti, ku ndodhej edhe një bashkëmoshatar i tij

Sipas raportimeve tw A2CNN, ata dyshohet se kanë goditur disa automjete gjatë lëvizjes, çka ka bërë që të ndiqen nga patrullat e policisë së rendit dhe asaj rrugore në disa zona të ndryshme të qytetit.

Gjatë ndjekjes, drejtuesi i mjetit ka përplasur një automjet të forcave “Shqiponja” dhe më pas një tjetër mjet policie, duke shkaktuar plagosjen e dy efektivëve, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore, transmeton Klankosova.tv.

Pas ngjarjes, autori është larguar drejt banesës së tij dhe më pas është dorëzuar në komisariat. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

 

lajme të ngjashme