Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ndihmojini fëmijët të jenë ndërmarrës

NULL NULL
09.08.2015 08:10

Fëmijët kanë nevojë për t’ua instaluar një mënyrë të menduarit dhe të të sjellurit.

Detyra e prindit është që t’i ndihmojë ata të jenë të suksesshëm në jetën e tyre dhe kjo bëhet duke ua mësuar disa gjëra qysh në fëmijëri.

Prej jush varet edhe ajo se çfarë ai zgjedh në të ardhmen e tij.

Ju do të zbuloni se ka disa truqe të thjeshta, të përditshme që e ndihmojnë fëmijën tuaj te jetë më kreativ dhe të jetë më i prirur si ndërmarrës.

Kurrë mos i thoni “Bëj si them unë, e jo si bëj unë”

Sado që ju do t’i thoni fëmijës tuaj ë mos bëj diçka, ai do ta bëjë nëse ju sheh juve duke e bërë. Mos u sillni të rreptë. Duhet të jeni shembulli më i mirë për ta, e nganjëherë duhet t’i merrni fëmijët me vete në punë që ta shohin se si ju punoni dhe të krijojnë idenë e asaj se si duan të jenë ata kur të rriten. Mbajini afër punës.

Menaxhojini gjërat me të cilat ata merren

Duke filluar nga lojërat në iPad e deri te ajo që shohin në televizor. Seleksiononi informatat që ata thithin. Zgjidhni me mençuri atë që i servohet fëmijës.

Ua kujtoni të jenë mirënjohës

Përveç se t’i mësoni që të kërkojnë gjëra nga ju, imponojuani të thonë faleminderit dhe gjithmonë kujtojani se sa me fat është që i ka gjërat që i ka. Mbillni pozitivitet dhe durim te ta. Po ashtu, mësojini të thonë jo. Kjo do t’iu ndihmojë atyre që të mësojnë se si të përballen me situata të vështira, e po ashtu do të jenë më kreativë.

Inkurajoni të bëjnë pyetje

Mungesa e kuriozitetit i vret ëndrrat. Mbilluani thellë idenë se të bërit pyetje është qelësi i të qenit i suksesshëm dhe ndërmarrës.

Lërini të punojnë në moshë të re

Të gjithë fillojmë në një pikë. Nëse ata punojnë në moshë të re do ta njohin mirë rëndësinë e punës dhe gjithmonë do të jenë në kërkim të parave dhe do të dinë si t’i fitojnë.

lajme të ngjashme