Ndihmësi mjekësor ia plotëson dëshirën gruas në prag të vdekjes NULL NULL 23.11.2017 22:06 23.11.2017 22:06 Një gruaje me sëmundje të pashërueshme në Australi i është plotësuar dëshira e saj e fundit. Ndihmësit mjekësorë të spitalit Queensland e kanë dërguar për herë të fundit në plazh. Një moment kur një punonjës i ambulancës është duke qëndruar përkrah pacientes duke shikuar Harvey Bay, është shpërndarë më shumë se 12,000 herë nëpër rrjetet sociale. Ekipi mjekësor ishte duke e transferuar pacienten tek njësia e kujdesit paliativ të spitalit lokal kur ajo kishte thënë “do të doja që në këto momente të isha në plazh”. E ky ekip bëri një ndryshim të rrugës duke e dërguar kështu pacienten në Harvey Bay, me ç’rast ajo u ndje shumë e lumtur.