Ndihma për Ukrainën – Trump thotë se ka arritur marrëveshje për t’i shitur armë NATO-s NULL NULL 14.07.2025 17:53 14.07.2025 17:53 Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se ka bërë një marrëveshje për t’i shitur armë NATO-s për të ndihmuar Ukrainën. Ai deklaroi se do t’i dërgonte “armë të nivelit të lartë” aleancës, e cila më pas do të jetë në gjendje t’i dërgojë ato në Ukrainë, transmeton Klankosova.tv. “Sot kemi bërë një marrëveshje ku do t’u dërgojmë atyre armë dhe ata do të paguajnë për to”, tha ai. Trump tha se anëtarët e NATO-s, jo taksapaguesit amerikanë, do të mbulojnë koston e armëve. Lufta “duhet të ndalet”, shtoi ai. “Këto janë pajisje ushtarake me vlerë miliarda dollarë që do të blihen nga Shtetet e Bashkuara, do t’i shkojnë NATO-s dhe do të shpërndahen shpejt në fushën e betejës”.