Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ndeshjet miqësore: Kosova përballë Çekisë dhe Andorrës

NULL NULL
11.05.2026 12:28

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar orarin e dy ndeshjeve miqësore të radhës së Kombëtares së Kosovës, të cilat do të zhvillohen në fund të muajit maj dhe fillim të qershorit.

Ndeshja e parë do të luhet më 31 maj 2026 kundër Çekisë, në Epet Arena në Pragë. Ky takim pritet të shërbejë si një test i rëndësishëm për formën e skuadrës së Franco Fodës para angazhimeve zyrtare, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa miqësorja e dytë është caktuar për 7 qershor 2026, ku “Dardanët”, do të përballet me Andorrën në shtëpi, në Stadiumi Fadil Vokrri në Prishtinë.

Këto dy ndeshje pritet të jenë një mundësi e mirë për stafin teknik të “verdhekaltërve” për të provuar lojtarë të rinj dhe për të konsoliduar skuadrën para sfidave të ardhshme.

lajme të ngjashme