Ndeshje interesante nga Liga Unike vijnë sonte ekskluzivisht në Artmotion NULL NULL nga Arbon Flugaj 18.12.2021 15:32 nga Arbon Flugaj 18.12.2021 15:32 Kjo ndeshje interesante nga Liga Unike vjen sonte ekskluzivisht në Artmotion Liga Unike vazhdon me xhiron e radhës në vikend ku do të ketë disa duele interesante që do e mbyllin këtë vit kalendarik në këtë garë interesante që nisi aktivitetin këtë vit. Takimi i parë është ndërmjet Pejës dhe Rahovecit. Pejanët kanë katër fitore dhe dy humbje, kurse rahovecasit dy fitore dhe katër humbje. Verdhezinjtë kanë ambicie të mëdha në këtë edicion, kurse Vreshtarët kanë pasur ngritje të formës dhe synojnë pozitë sa më të mirë për garat e rregullta. Kjo ndeshje fillon nga ora 17:00 dhe transmetohet drejtpërdrejt në Art Sport 1 nën komentimin e Lirim Pecit. 5-shet e mundshme startuese: Peja: Ilter, Berisha, Çallaku, Maxwell, Smith Rahoveci: Morina, Davis Jr, Yarbough, Mala, Rugova