“Ndeshje flakë”, krejt çka pritet nga përballja Zvicër-Kosovë NULL NULL 05.09.2025 14:43 05.09.2025 14:43 Në “Kosova Today”, u diskutua edhe ndeshja e sotme mes Zvicrës dhe Kosovës, e cila zhvillohet në Bazel. Gazetari dhe drejtori i sportit në Artmotion, Arlind Sadiku, foli rreth mundësive të 11-shes shartuese të Kosovës ndaj Zvicrës, transmeton Klankosova.tv. Ndër të tjera, Sadiku tha se sonte pritet të ketë më shumë shqiptarë sesa zviceran në stadium. Këngëtari dhe apasionanti i futbollit, Blero Muhamerri tha se sonte pritet një lojë e flaktë. “Mendoj se Zvicra është pak më e fortë se na, dhe se do të jep të gjithën sonte”, tha tutje ai. E sipas Albert Bunjakut, Kosova ka të drejtë nëse mendon se do të nxjerrë rezultat pozitiv në ndeshjen e sotme. Kosova dhe Zvicra përballen me fillim nga ora 20:45 në stadiumin ‘St. Jakob Park’. /Klankosova.tv