Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ndeshja Sociedad-Barcelona, gjyqtari s’e harron orën që iu vodh Lewandowskit (FOTO)

NULL NULL
22.08.2022 08:43

Të dielën është zhvilluar ndeshja ndërmjet Real Sociedad dhe Barcelona e cila përfundoi me rezultat 1 – 4.

Sulmuesi polak, Robert Lewandowski, është shpallur lojtar i këtij takimi pasi shënoi dy gola dhe bëri dy asistime, njofton Klan Kosova.

Mirëpo çka e bëri edhe më interesante ndeshjen ishte fakti se gjyqtari Munuera Montero ia ka përmendur orën e shtrenjtë që i është vjedhur nga dora Robert Lewandowskit nga një fans.

“Paç fat. Kujdes me orën tuaj!”, i ka thënë Montero, Lewandowskit, gjë që i ka bërë të dy ata të qeshin.

Kujtojmë se të enjten (18.08.2022), derisa ylli 34 vjeçar ishte duke dhënë autografe për tifozët e tij, atij i është vjedhur ora e dorës me vlerë prej 70 mijë euro.

Policia ka arritur që ta arrestojë hajdutin i cili e kishte fshehur nën dhe orën e Lewandowskit.

Ora i është kthyer futbollistit, mirëpo gjyqtari Montero nuk e ka harruar ngjarjes dhe e ka përdorur atë në formë shakaje.

klankosova.tv

lajme të ngjashme