Ndeshja ndaj Cityt vendimtare, si do t’i shpëtojë Alonso shkarkimit? NULL NULL 08.12.2025 16:35 08.12.2025 16:35 Real Madridi humbi 0-2 ndaj Celtës në ndeshjen e tyre të fundit, dhe përsëri pyetja kryesore rreth klubit është nëse Xabi Alonso do të shkarkohet. Tani, ka dalë në pah një kusht i qartë që mund të përcaktojë të ardhmen e tij. Sipas Marca-s, Real Madridi duhet ta mposhtë Manchester Cityn, vetëm atëherë Xabi Alonso do të mbetet trajner i Klubit Mbretëror, transmeton Klankosova.tv Të hënën, më 8 dhjetor, hierarkia e klubit u takua me Xabi Alonson. Ishte gjatë atij takimi që ai u informua për këtë gjendje dhe vendimin që kishte të bënte me të ardhmen e tij. Real Madridi aktualisht renditet i dyti në tabelë me 36 pikë pas 16 xhirove, katër pikë pas liderëve të La Ligës. /Klankosova.tv