Ndeshja e fundit, a do të inkuadrohet skuadra e Fisnik Asllanit në Bundesliga 1? NULL NULL 18.05.2025 12:18 18.05.2025 12:18 Sot do të luhet xhiroja e fundit në Bundesliga 2, ku do të vendoset edhe për skuadrën tjetër që sezonin e ardhshëm do të inkuadrohet në Bundesliga 1. Hamburgu, ku luan futbollisti i Kosovës Emir Sahiti, edhe zyrtarisht është pjesë e ligës më elitare të futbollit gjerman. Kjo skuadër u konfirmua pas fitores 6:1 ndaj Ulmit dhe siguroi rikthimin pas 7 vjetësh jashtë saj. Ndërsa mundësi e madhe është edhe për Elversbergun e Fisnik Asllanit, e cila ka ndeshjen ndaj Schalkes dhe i duhet fitorja që të ngritet në Bundesliga apo të arrijë play-offin ndaj Heidenheimit. Po për të arritur këtë i duhet që Kolni, të humb ndeshjen në shtëpi ndaj Kaiserslauternit. Të gjitha këto ndeshje priten të zhvillohen në orën 15:30. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.