Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ndërtohet stacioni policor në kufi me Serbinë, ish-hetuesi tregon rëndësinë e kësaj (VIDEO)

NULL NULL
10.06.2025 00:02

Sot është përuruar objekti i ri i Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit në Izvor të Zveçanit – dy kilometra larg kufirit me Serbinë.

Ky objekt është një investim prej 753 mijë euro dhe ka një sipërfaqe e prej afër 3 mijë e 980 metra katrorë, përcjell Klankosova.tv.

Aty do të shërbejë Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit, e cila nga ky stacion do të përkujdeset për sigurinë kufitare dhe parandalimin e aktiviteteve ilegale që cenojnë sigurinë e vendit.

Pikërisht Izvori i Zveçanit, vendkalimi kufitar me Serbinë ishte ai që në bazë të marrëveshjeve të Brukselit do të duhej të ishte një vendkalim i integruar i kufirit, por për shkak të mosrespektimit të kësaj marrëveshje nga ana e Serbisë, ai vendkalim ka mbetur edhe më tej i parealizuar.

Për këtë, sonte në Edicionin Special në Klan Kosova ka folur ish hetuesi policor Murat Mehmeti.

Mehmeti shpjegoi se pse është kaq e nevojshme për shtetin.

“Fundja dëmtimi i buxhetit dhe kontrabanda janë zvogëluar dukshëm”, tha Mehmeti në Klan Kosova.

lajme të ngjashme