Ndërron jetë Ibrahim Krajkova – Leci NULL NULL 14.11.2015 10:13 14.11.2015 10:13 Ka ndërruar jetë humoristi i mirënjohur, Ibrahim Krajkova që njihej në popull si Leci. Pas problemeve shëndetësore që ka pasur vitet e fundit ai është tërhequr nga skena publike. Krajkova ishte bërë i njohur nga projekti filmik “Treshi përsheshi”, ndërsa ka qenë pjesë edhe e shumë projekteve të tjera. Varrimi i tij do të bëhet sot në ora 16:00 na varrezat e qytetit në Prishtinë, njofton Klan Kosova.