Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ndërron jetë aktorja e njohur, nuk i mbijetoi plagëve nga aksidenti (FOTO)

NULL NULL
17.01.2018 15:16

Aktorja australiane, Jessica Falkholt, ka ndërruar jetë, tre javë pas aksidentit që pësoi ku vdiqën edhe tre anëtarë të familjes së saj, transmeton Klan Kosova.

29-vjeçarja, e cila luajti “Hope Morrison” në disa episode të dramës “Home and Away” në vitin 2016, vdiq pasi nuk i mbijetoi plagëve të marra.

Falkholt family

Falkholt ishte mbijetuesja e fundit e aksidentit të 26 dhjetorit në bregun jugor të Sydneit, i cili menjëherë vrau prindërit e saj Lars dhe Vivian Falkholt dhe shoferin e makinës tjetër Craig Whitall.

Motra 21-vjeçare e aktores, Annabelle vdiq në spital tre ditë më vonë.

Qindra njerëz u mblodhën në një kishë të Sydneit një javë më parë për funeralet e tre anëtarëve të familjes Falkholt.

Family and friends at the funeral of Lars, Vivian and Annabelle Falkholt

lajme të ngjashme