Ndërpritet interneti dhe linjat telefonike në Gaza NULL NULL 18.09.2025 14:38 18.09.2025 14:38 Tanke izraelite u panë në dy zona të Qytetit të Gazës që janë porta hyrëse për në qendër të qytetit, thanë banorët të enjten. Ndërsa interneti dhe linjat telefonike u ndërprenë në të gjithë Rripin e Gazës, një shenjë se operacionet tokësore ka të ngjarë të përshkallëzohen së shpejti, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv. Forcat izraelite kontrollojnë periferitë lindore të Qytetit të Gazës dhe ditët e fundit kanë bombarduar zonat Sheikh Radwan dhe Tel Al-Hawa, nga ku do të pozicionoheshin për të përparuar në zonat qendrore dhe perëndimore ku strehohet shumica e popullsisë.