Ndalohet për 48-orë mësimdhënësi që rrahu nxënësin në shkollën “Pavarësia” NULL NULL 09.02.2026 16:40 09.02.2026 16:40 Foto-nga-Kallxo Është ndaluar për 48 orë mësimdhënësi i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë brutale ndaj një nxënësi sot në shkollën “Pavarësia” në Prishtinë. Këtë e ka konfirmuar për Klankosova.tv Kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi. Lidhur me rastin është deklaruar edhe Policia e Prishtinës. Zëdhënësi i Policisë për Kryeqytetin, Enis Pllana, tha për Klankosova.tv se palët e përfshira janë shoqëruar në stacionin policor. “Sot rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën për një rast sulmi fizik të ndodhur në një shkollë fillore në Prishtinë. Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar në stacion policor palët e përfshira në rast”, tha ai. Aktualisht policia në koordinim me prokurorinë ka nis një hetim për zbardhjen e rastit. /Klankosova.tv Policia deklarohet për rrahjen brenda shkollës “Pavarësia” në Prishtinë E rëndë: Mësimdhënësi ushtron dhunë ndaj një nxënësi në Prishtinë