Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ndalohet një 37-vjeçare në Tiranë, vodhi para në marketin ku punonte

NULL NULL
28.09.2024 12:06
Foto ilustruese e Policisë së Shqipërisë.
Foto ilustruese e Policisë së Shqipërisë.

Një 37-vjeçare në Tiranë është ndaluar nga policia për vjedhje.

Sipas policisë, ajo ka vjedhur shuma parash në një market ku ishte e punësuar si arkëtare, shkruan Abcneës.al, transmeton Klankosova.tv.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar ndaluan shtetasen J. S., 37 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, parashikuar nga neni 135 i Kodit Penal”.

“Kjo shtetase dyshohet se ka vjedhur shuma parash, në një market ku ishte e punësuar si arkëtare”, thuhet në njoftimin e policisë.

lajme të ngjashme