Ndahet nga jeta gazetarja e RTK-së, Shukran Nobërdali-Qyqalla NULL NULL 08.04.2026 14:16 08.04.2026 14:16 Është ndarë nga jeta gazetarja shumëvjeçare e RTK-së, Shukran Nobërdali-Qyqalla. E ndjera ndërroi jetë sot, duke lënë pas një kontribut të çmuar në gazetarinë kosovare dhe në transmetuesin publik. Shukran Nobërdali-Qyqalla ishte pjesë e RTK-së që nga themelimi i saj në vitin 1999, ku për vite me radhë ishte e angazhuar në redaksinë informative si gazetare. Ajo njihej gjithashtu si autore dhe udhëheqëse e emisionit shëndetësor “Medika”, të cilin e realizoi me përkushtim për më shumë se dy dekada. Kolegët dhe bashkëpunëtorët e saj e vlerësojnë për profesionalizmin, përkushtimin dhe kontributin e vazhdueshëm në informimin publik. Varrimi i saj bëhet nesër (e enjte) në orën 13:00 në varrezat e qytetit në Dragodan në Prishtinë./RTK