Ndahet nga jeta Bernie Worrell NULL NULL 25.06.2016 17:45 25.06.2016 17:45 Bernie Worrell, një nga themeluesit e grupit Parliament-Funkadelic, vdiq nga kanceri në mushkëri të premten, më qershor 24. Ai ishte 72 vjeçar, transmeton Klan Kosova. Muzikanti legjendar zbuloi se ai u diagnostikua me kancer të mushkërive në janar. Pavarësisht diagnozës, ai mbeti në sy të publikut, duke marrë pjesë në një koncert masiv prillin e kaluar. Më parë këtë muaj, gruaja e tij, Judie Worrell, tha në një deklaratë në Twitter se shëndeti i tij ishte përkeqësuar shpejt. Në një postim në faqen e tij në Facebook, gruaja e tij njoftoi se pianisti i dashur vdiq në mesditë të premten. Worrell, kishte studiuar piano që në moshën tre dhe koncertin e tij të parë e ka pasur që në moshën tetë vjeçare. Ai ka lënë pas gruan e tij, Judie.