Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ndahet nga jeta aktori i “Goodfellas”

NULL NULL
03.10.2017 18:25

Aktori Chuck Low është ndarë nga jeta në moshën 89 vjeçare.

I lindur në New York më 1928, Low vdiq në një shtëpi pleqsh në New Jersey, më 18 shtator, por lajmi mori dhenë në media tek më tre tetor.

Ai ishte i njohur kryesisht për rolin e tij në filmin e Martin Scorsese “Goodfellas”.

Po ashtu, ai më parë kishte luajtur edhe në filmin tjetër të Scorsese-t “King Of Comedy”.

Vitin e kaluar, De Niro e kishte vizituar rregullisht Low-en në shtëpinë e pleqve, madje një burim thoshte për New York Post se “De Niro ishte shfaqur me disa burra dhe dukej sikur qeshnin shumë bashkë”.

lajme të ngjashme