Ndahet Çmimi Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Niketë Dardani” NULL NULL 28.12.2017 08:24 28.12.2017 08:24 Nën organizimin e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi sot do të mbahet ceremonia e ndarjes së Çmimit Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Niketë Dardani” dhe çmimeve vjetore për vepra muzikore për vitin 2016. Çmimi Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Niketë Dardani” pas propozimit të jurisë në përbërje të Valton Beqirit, Baki Jasharit e Dinor Zymberajt, do t’i ndahet kompozitorit Zeqirja Ballata. Çmimi për veprat vokalo-instrumentale dhe muzikore-skenike i ndahet kompozitorit Kreshnik Aliçkaj për veprën “Përtej luftës e paqes”. Çmimi për veprat orkestrale-simofonike dhe koncertante i ndahet kompozitores Dafina Zeqiri për veprën “Koncert për piano dhe orkestër”, transmeton Klan Kosova.