Ndahen Mila dhe Ashton? E tregojnë vetë ata! (VIDEO) NULL NULL 20.06.2019 17:37 20.06.2019 17:37 Ashton dhe Mila më në fund iu kundërpërgjigjën thashethemeve për ndarjen e tyre. Çifti i njohur aktorësh e kanë postuar një video në Instagram duke e ironizuar lajmin e revistës InTouchWeekly, të cilët tash e një kohë kanë shkruar për ta lajme të ndryshme, e ne veçanti për ndarjen. Në këtë postim shihet Mila se si në telefonin e saj e lexon këtë lajm dhe së bashku me Ashton “habiten”. Ndërkaq, në përshkrimin e këtij postimi Ashton ka shkruar: “Mendoj se tani përfundoi @intouchweekly. Kënaquni duke shitur revista këtë javë. Ndoshta javën e ardhshme gruaja ime do të bëjë binjakë. Për herë të tretë. Por kush i numëron”. Pra, tashmë është e qartë që Mila dhe Ashton nuk janë ndarë dhe këtë e konfirmuan në mënyrë shumë simpatike. View this post on Instagram I guess it’s over @intouchweekly have fun selling magazines this week. Maybe next week my wife will be having twins. For the third time. But who’s counting. A post shared by Ashton Kutcher (@aplusk) on Jun 19, 2019 at 6:52pm PDT