Ndahen mbi 20 milionë euro për zgjerimin e rrugës Kijevë-Dollc NULL NULL 21.03.2024 11:10 21.03.2024 11:10 Këtë të enjte është finalizuar procesi i përzgjedhjes së kontraktuesve për zgjerimin e rrugës nacionale Kijevë-Dollc. Ministria e Infrastrukturës i ka përzgjedhur sot fituesit e tri prej katër lloteve të tenderit për “Zgjerimin e Rrugës Nacionale N9- Segmenti Kijevë-Dollc”. Derisa për një llot nuk kanë përfunduar ende procedurat. Llotet 2, 3 dhe 4 i kanë kushtuar Ministrisë së Infrastrukturës mbi 20 milionë euro në total, njofton Klankosova.tv Kontrata është publikuar edhe në E-prokurimi. Për llotin e dytë, fituese është përzgjedhur oferta e një konsorciumi të kryesuar nga “Empreus” Sh.P.K., një kompanie me bazë në Prishtinë. Vlera e përgjithshme e kontratës për këtë llot është 6.2 milionë euro. 5.4 milionë shtesë vlen kontrata për llotin 3. Përfitues i kontratës për këtë llot është një konsorcium i një kompanie lokale “Lika Trade”, një kompani me bazë në Deçan dhe Tofi Doo, një kompanie me seli në Rozhajë të Malit të Zi. Ndërkaq, për llotin 4 fituese e kontratës është përzgjedhur një konsorcium i udhëhequr nga “Famis Co-HC”, një kompani nga Suhareka. Procedurat e tenderimit kishin nisur një vit më parë. Të plotë kontratën të plotë mund ta gjeni KËTU.