Ndahen Çmimet “Katarina Josipi” NULL NULL 27.10.2017 15:31 27.10.2017 15:31 Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë dorëzimin e Çmimeve të Dramës Origjinale Shqipe “Katarina Josipi” për vitin 2016. Çmimin e parë për Dramë Origjinale Shqip “Katarina Josipi”, e merr Ag Apolloni për dramën “Hamleti im”, njofton Klan Kosova. Ulpina Maloku ka marrë çmimin e dytë për dramën “Bosh me rudha”, ndërsa çmimin e tretë e ka marrë Brikena Sopi për dramën “Rropatje”. klankosova.tv