NBC e shpëton serinë Brooklyn Nine-Nine NULL NULL 12.05.2018 16:00 12.05.2018 16:00 NBC e ka rikthyer serinë Brooklyn Nine-Nine edhe për një sezon, pasi që ky shou u anulua paraprakisht nga Fox. Dje fansat e kësaj serie shfaqën zemërimin kur u konfirmua që kjo seri nuk do të kthehej në ekrane edhe për një stinor tjetër. Mes kritikëve për një veprim të tillë ishin edhe yje si Mark Hamill dhe krijuesi i “Hamilton”, Lin-Manuel Miranda. Ndërkaq tani, është konfirmuar që NBC e ka rikomisionuar shoun edhe për 13 episode të reja. Thuhej që edhe Netflix, Hulu dhe TBS ishin të gatshme që ta marrin në duar projektin e flakur tutje nga Fox. “Që kur ia kishim shitur këtë shfaqje Fox-it, i kam rënë pishman që e kam bërë këtë, dhe është kohë mëse e pritur që kjo seri të kthehet në shtëpinë e vet të ligjshme”, tha kreu i NBC-së, Robert Greenblatt.