Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

NBA – Play Off, James shënuesi i katërt më i mirë në histori

NULL NULL
20.05.2016 11:25

LeBron James është bërë koshashënuesi i katërt më i mirë në histori të NBA përgjatë ndeshjeve të passezonit, apo Play Off.

James e kaloi Shaquille O’Neal, ish bashkëlojtarin e tij, për të marrë këtë pozitë, në takimin ndaj Toronto Raports, gjatë së cilit realizoi 23 pikë, 11 rebound dhe 11 asistime.

Ai është po ashtu afër të qenit në pozitën e tretë të asistuesve më të mirë në passezon, duke mbetur një asist prapa Jason Kidd që ka 1.263.

“Kjo gjë më kthen në fëmijëri, kur shihja shumë lojtarë të mëdhenj, duke dashur që edhe unë të jem pjesë e tyre”, ka thënë ai pas ndeshjes.

 

lajme të ngjashme