NBA: Lideri i Perëndimit përballë 17 herë kampionit NULL NULL 09.02.2021 17:16 09.02.2021 17:16 Mëngjesi i së mërkurës në Artmotion sjell super përballjen e ndërmjet skuadrës më në formë aktualisht në NBA, Utah Jazz e cila në Vivint Arena do t’i bëj konak Bostonit që po kalon një krizë dhe ka regjistruar vetëm 4 fitore në 10 ndeshjet e fundit. 04:00 BOSTON CELTICS – UTAH JAZZ – ART SPORT 1 Liderët e Konferencës Perëndimore, Utah Jazz janë befasia më e këndshme e edicionit të sivjetmë e NBA dhe djelmoshat e trajnerit Quin Snyder Ekipi po vazhdojnë me formën e jashtëzakonshme duke shënuar 9 fitore në 10 ndeshjet e fundit, njofton KlanKosova.tv. Aktualisht, “xhezerët” me 19 fitore e vetëm pesë humbje janë skuadra më e suksesshme në ligë dhe në duel me Bostonin synojnë fitoren e njëzet sivjet. Nga ana tjetër, Boston Celtics janë duke çaluar këtë sezon sa i përket ritmit të fitoreve. Në Konferencën Lindore renditen të katërtit me 12 fitore e 10 humbje. Disfata e fundit erdhi nga Phoenix Suns me rezultat 100:91 në ndeshjen që po ashtu u transmetua në Artmotion. Dyshja Brown-Tatum është e etur për fitore dhe kthim në rrugën e duhur për t’u konsoliduar dhe ngritur mbi vendin e katërt. Në këtë ballafaqim Utah Jazz nuk do ti ketë në dispozicion Mike Conley, Juëan Morgan dhe Elijah Hughes ndërsa Bostoni do të jetë komplet. A do të shënoj Utah fitoren e njëzet apo Bostoni të trembëdhjetën, këtë do ta mësojmë ekskulzivisht në Art Sport 1, me fillim nga ora 04:00. PESËSHET E MUNDSHME: UTAH JAZZ: Rudy Gobert, Royce O’Neale, Bojan Bogdanovic, Joe Ingles, Donovan Mitchell. BOSTON CELTICS: Carsen Edwards, Tristan Thompson, Grant Williams, Jayson Tatum, Kemba Waalker.