NBA: Kyrie Irving kalon te Boston Celtics NULL NULL 23.08.2017 13:36 23.08.2017 13:36 Konferenca e Lindjes në NBA ndryshon “look” dhe e bën këtë në mënyrë spektakolare. Kyrie Irving ka lënë Cleveland Cavaliers për të shkuar te Boston Celtics, që nga ana e tyre kanë dhënë si shkëmbim plot 3 lojtarë: Isaiah Thomas, Jae Crowder, Ante Zizic dhe zgjedhjen e parë në vitin 2018. Një shkëmbim historik ky, që e bën Bostonin favorite në letër për fitimin e titullit dhe i garanton Clevelandit një vit tranzicion përpara lamtumirës së mundshme të LeBron James. Largimi i Kyrie Irving nga nënkampionët e botës dihej me kohë, pasi ishte vetë lojtari që e kishte kërkuar këtë gjë, por pritej që të transferohej te San Antonio Spurs, New York Knicks apo Miami Heat.