Nazli ritakohet me babanë në episodin e ri të “Doktori i Mrekullive” NULL NULL 28.01.2021 14:14 28.01.2021 14:14 Episodi i sotëm i serialit “Doktori i Mrekullive”, fillon me një pacient i cili ka rënë nga biçikleta, por ky pacient del se është babai i Nazlisë. Aliu përkujdeset për të, anipse Nazel i thotë se nuk ka gjë, vetëm se është i dehur. Aliu është përsëri shkak i grindjes mes Doktor Adilit dhe vajzës së tij, Ferda acarohet që nuk është pjesë e kujtimeve në shtëpinë e babait të saj. Nazli është në pritje të raportimeve nga Aliu mbi gjendjen e babait të saj, mes të tjerash Aliu i thotë Nazlisë se babai i saj mund të ketë kohë të gjatë që ka jetuar në rrugë. Nazli pikëllohet shumë pasi kupton se babai i saj ka jetuar rrugëve. Përderisa Aliu po kalon me biçikletë nga një rrugë, aty ka shumë njerëz duke shikuar një person i cili po bie nga një ndërtesë shumë e lart. Natyrisht është Aliu ai i cili do të ofrojë ndihmë edhe kësaj here, ndonëse njeriu që ra nga kati i 33 ka ende puls, Aliu telefonon mësues Fermanin pasi që nuk di se çfarë mund të veprojë kur një njeri ka të gjithë eshtrat e thyer. Nazli përballet me babain e saj, pasi ai zgjohet i thotë asaj se nuk ka pirë alkool që gjashtë muaj pasi që po në këta muaj po e vazhdon terapinë. Ajo sillet e ftohtë ndaj tij, duke i rikujtuar vitet që s’janë parë dhe mënyrën e jetës që ai ka zgjedhur. Aliu arrin në spital me pacientin i cili është në gjendje kritike, Doktor Ferman po fillon masat për shpëtimin e tij dhe po e bëjnë gati për operacion. Beliz merr një telefonat shqetësuese, bëhët fjalë për spitalin dhe si duket është në prag të falimentimit, ajo acarohet dhe i thotë Gulinit se nga sot edhe për shpenzimet e një lapsi do të jetë në dijeni. Gjatë rrugës për në sallën e operimit, Aliu e pyet Nazlin për gjendjen e babait të saj dhe i thotë se çfarë mund të bëj për të, Nazli i thotë largoje nga këtu. Mediat kanë ardhur para spitalit, dhe po raportojnë për gjendjen e personit i cili ra nga kati i 33. Gulin është në hallë nga gazetarët, por Gynesh nuk e lë të koncentrohet në punë duke i treguar për planet që i mendon në të ardhmen. Një pacientës tjetër i humb vedija, Ferda dhe ekipi saj fatmirësishit e kthyen pulsin e saj. Ndërsa shkon pë vizitë tek babai i Nazlisë, ai i kërkon Aliut që ta pajtojë me vajzën e saj. Për më shumë ngjarje të tjera interesante, ndiqeni episodin e sotëm të “Doktori i Mrekullive”, vetëm në ekranin e Klan Kosovës.