NATO i jep përkrahje të fortë marrëveshjes Kosovë-Serbi, është koha për zbatim (VIDEO) NULL NULL nga Besnik Tahiri 21.03.2023 20:29 nga Besnik Tahiri 21.03.2023 20:29 Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, paraqiti Raportin Vjetor të angazhimit të aleancës për vitin 2022. Në paraqitjen që konsiderohet si më kryesoret për gjashtë mujorin e parë të një viti kalendarik, i pari i Aleancës-Veri Atlantike u deklarua edhe për raportet Kosovë-Serbi. Dy vendet të shtunën e 18 marsit në Ohër të Maqedonisë së Veriut, shtet ky anëtar i NATO-s, u pajtuan për plan-zbatimin e propozimit evropian për ujdi bazë. “Unë e mirëpres marrëveshjen dhe gjëja e rëndësishme tani është zbatimi pra zbatim i shpejtë e i plotë i marrëveshjes mes Beogradit e Prishtinës. Natyrisht ne mbështesim fort dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian. NE aleatët dhe NATO-s dhe vetë aleanca ofrojnë ndihmë politike dhe kemi qenë në kontakt të ngushtë me BE-në, e po ashtu me Prishtinën e Beogradin”, tha Stoltenberg, gjatë paraqitjes për media në Bruksel. Diplomati norvegjez se la pa përmendur misionin paqeruajtës të aleancës Veri-Atlantike që e ka në Kosovë. “Ne i mbështesim edhe angazhimet për të gjetur një zgjidhje paqësore nëpërmjet misionit tonë KFOR që ka afër 4 mijë trupa në Kosovë, që janë kyç për të lehtësuar e përkrahur një proces politik”, theksoi sekretari i përgjithshëm në NATO. Ndryshe në raportin e prezantuar kryesisht bëhet fjalë për luftën që Rusia e nisi ndaj Ukrainës më 24 shkurt të vitit të kaluar. Stoltenberg, tha se 2022-ta ishte vit pivotal për sigurinë e NATO-s dhe se presidenti i Rusisë,Vladimir Putin, bëri “gabim të madh strategjik” kur vendosi të pushtoj shtetin ukrainas. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.